Fitore Pacolli njofton se edhe sot një qytetar e ballafaqoi për “zhvatjen” e parasë publike, e pasqyron rastin si sulm ndaj saj

 

 

Pak para përpjekjes së fundit për konstituim të Kuvendit para se afati kushtetues të përfundojë, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli,  ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që tentoi ta frikësonte, derisa ajo po hynte në një barnatore.

Ajo e ka pasqyruar rastin si “sulm të radhës” ndaj saj.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka përshkruar ngjarjen duke thënë se burri ishte i gjatë rreth 1.70 metra, bjond dhe i shoqëruar nga një grua. Ajo thotë se burri tentoi ta intimidojë, por u tërhoq sapo ajo u përball me të.

Ndër të tjera, Pacolli thotë se ishte e vetme kur ndodhi e tërë ngjarja.

“Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit. Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një ‘trim’ ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua,” ka shkruar ajo.

Deputetja shton se burri e nxori telefonin për ta filmuar, por ajo reagoi menjëherë: “I thashë: ‘Incizo? Paraqite veten si viktimë po deshe, sikurse ai dhunuesi i djeshëm’.”

Pacolli e përmbyll reagimin e saj duke thënë se “Kot e keni. Unë jam gru gur. Nuk mund të më lëkundni, e lëre më të më thyni.”

Postimi i plotë: 

Po vazhdojnë sulmet. Përsëri një burrë, bjond, i gjatë rreth 1.70 m, në moshë rreth 28–30 vjeç. Ishte bashkë me një grua.
Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit.
Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një “trim” ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua. Në një moment nxori telefonin. I thashë: “Incizo? Paraqite veten si ‘viktimë’ po deshe sikuse ai dhunuesi i djeshëm”. Ndërsa largoheshin, ajo gruaja shikonte herë pas here prapa. “Trimi” nuk guxonte ta kthente kokën.
Kot e keni. Unë jam gru gur.
Nuk mund të më lëkundni, e lëre më të më thyni.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…