by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një fermer nga fshati Stubëll Komuna e Vitisë është dëmtuar rëndë nga zjarret e sotme. Atij i është djegur stalla me 42 dele brenda.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vitisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton KFVA.
“Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku me 42 dele, në një ngjarje tragjike që ka shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe emocionale për familjen. Gjatë kësaj vizite, Kryetari Haliti ishte i shoqëruar nga Komandanti i Policisë, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Bujqësisë, të cilët reaguan menjëherë për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmën e parë në terren”, thuhet në njoftim.
I pari i Vitisë, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin dhe familjen e tij, duke theksuar se Komuna e Vitisë do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që familja të mos mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë.
“Kryetari gjithashtu falënderoi njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime urgjente për armëpushim, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra ndërkufitare që kanë shkaktuar viktima dhe evakuime masive, bëri të ditur Presidenti amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte komunikuar me udhëheqësit e të dy vendeve, Kryeministrin kamboxhian Hun
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kjo ishte përpjekja e 54-të për konstituim që nga 15 qershori, kur është mbajtur seanca e parë. Edhe gati një orë pasi përfundoi përpjekja e
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 54-të konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ai ka refuzuar bashkëpunim me Albin Kurtin, sepse në këtë përpjekje politike, sipas tij ka diçka më të shenjtë, më me vlerë se pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi. Sipas tij,
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se janë përpjekur deri në orët e fundit për të krijuar institucionet, fillimisht konstituimin e Kuvendit. Por në hollin e Kuvendit, ai ka thënë se deputetët e ish-opozitës po refuzojnë të kryejnë obligimin kushtetues. ”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të