• Sun. Oct 12th, 2025

Drejtoria për Emergjenca: Situatë alarmante në Prishtinë si pasojë e zjarreve dhe erërave të forta

Bykfvanews

Jul 26, 2025

 

 

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë e ka quajtur alarmante situatën si pasojë e shpërthimit të zjarreve në disa pjesë të Kryeqytetit, të shoqëruara edhe me erëra të forta.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, aktualisht po ndërhyhet në 8 lokacione të ndryshme, ku janë angazhuar 40 zjarrfikës të Brigadës Profesionale për të vënë situatën nën kontroll.

Lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht:

* Rruga C, afër Maxi 24

* Panari

* Kosova B

* Rimanishtë (2 raste)

* Trudë (3 raste)

* Milloshevë

* Llukar (2 raste)

* Bardhosh

Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për ndërprerjen e përhapjes së zjarreve, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave të prekura.

“Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll,” thuhet në njoftim.

Qytetarët ftohen të raportojnë çdo rast emergjent në numrat pa pagesë:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Drejtoria për Siguri apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim në këto momente kritike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *