by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradë celsius.
Regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve për shkak kushteve atmosferike ka dhënë efekt në rënien e zjarrit tek transformatori i fuqisë 110/10kv të nënstacionit Ibë, Tiranë. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrëfikëses dhe stafit të drejtorisë së Tensionit të Lartë të OSSH solli shuarjen e shpejtë të zjarrit, duke minimizuar dëmet, ndërsa nuk ka asnjë të dëmtuar nga ana e personelit.
Stakimi i nënstacionit Ibë, ndikoji në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të zonave Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. Në një pjesë të këtyre zonave energjia u rikthye brenda një kohë të shpejtë si rrjedhojë e lidhjeve në unazë me fidera të tjerë që dalin nga nënstacioni Farkë.
OSSH ka shtuar grupet në objekt për të vepruar me ritme më të shpejta, për zgjidhjen e plotë të avarisë.
Ndërkohë, OSSH ka rritur masat e gatishnërisë në rang vendi për shkak të rritjes së temperaturave. Në disa zona prania e zjarreve ka detyruar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes të stakojë energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie.
“OSHEE Group kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë elektrike, të ndikuara nga faktorë natyrorë dhe shprehet se vijon të jetë e angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e shpejtë të problematikave me rrjetin e shpërndarjes”, thekson në një komunikim për mediat OSHEE.
Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të vazhduar me seancën e 54-të, pas dështimit të 53-ës, disa minuta më parë. Sipas deputetes, edhe për seancën e 54-të, përfundimi dihet. “Shpreh keqardhje, ka 102 ditë që takohemi, herë çdo
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas dështimit të seancës së 53’të për konstituimin e Kuvendit tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese ta njoh realitetin që deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë detyrën. “Fatkeqësisht gjendja ka mujt mos me ardh këtu, por ka ardhë. Mendoj që të gjithë deputetët edhe për hirë
Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstiutimin e Kuvendit të Kosovës, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, si edhe në seancat e kaluara ua ndërpreu fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetes të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu dhe deputetes të AAK-së, Time Kadrijaj. Pas
Përkeqësohet situata e zjarrit në malin Shpirag në Berat. Që prej mesditës së djeshme me dhjetëra trupa të zjarrfikësve, forcat e ushtrisë dhe punonjës së bashkisë së Beratit po luftojnë me flakët të cilat kanë marr përmasa të mëdha, ndërsa mesditën e sotme vatrat e zjarrit janë afruar pranë banesave në fshatin Paftal