by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dy javë pasi u licencua zyrtarisht për tregtim të energjisë elektrike, kompania MDA L.L.C ka lidhur marrëveshje të lidhjes me KOSTT-in dhe KEDS-in duke u bërë zyrtarisht pjesë e tregut energjetik.
Kompania është në pronësi të Driton Dalipit, vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.
MDA L.L.C. ka njoftuar të premten në një postim në rrjetet sociale për lidhjet e marrëveshjeve me dy operatorët – KOSTT dhe KEDS.
“Ky është një hap gjigant drejt funizimit të besueshëm me energji për të gjithë klientët tanë të ardhshëm”, tha kompania në njoftim.
Sipas njoftimit të kompanisë, partneriteti me dy operatorët i mundëson MDA L.L.C. “të sjellim energji të qëndrueshme, të sigurt dhe me çmime konkurruese”.
Në njoftim, MDA L.L.C. ka bërë të ditur se ka gati ofertat për furnizim me energji elektrike të kompanive të interesuara në treg të lirë.
Zyra e Rregullatorit për Energji, aprovoi më 10 korrik të këtij viti lëshimin e licencës për tregtim të energjisë për kompaninë “Management & Development Associates L.L.C.”.
Kompania e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në emër të Driton Dalipit, është themeluar nga Luan Dalipi, në bazë të deklarimit të pasurisë nga shefi i stafit të Kurtit në vitin 2021.
Zyrtari më i lartë në kabinetin e Kurtit deklaroi në formularin e deklarimit të pasurisë së tij se pjesa thelbësore e pasurisë së tij bazohej në të ardhurat e kësaj kompanie. Në vitin 2021, ai kishte deklaruar 6,000.00 euro të hyra vjetore si konsulent në “MDA”.
Në bazë të deklarimit të fundit të pasurisë, Luan Dalipi nuk ka më asnjë aksion dhe asnjë të hyrë nga kompania, e cila aktualisht udhëhiqet nga vëllai i tij, Dritoni.
Kur në maj të këtij viti doli lajmi se MDA L.L.C. po priste të licencohej nga ZRRE-ja, Luan Dalipi tha se vëllai i tij, Dritoni, “s’është ministër, s’është këshilltar”.
Ai tha se për vëlllai i tij “është thjesht një qytetar i lirë që pas 20 vitesh punë të suksesshme në biznes, ka vendos, para rreth 1 viti, me provu fatin në tregun e liberalizuar të energjisë”.
Kryeministri kanadez Mark Carney ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara. Në një postim të së premtes në X, Carney deklaroi: “Kanadaja mbështet një zgjidhje me dy shtete që garanton paqen dhe sigurinë për izraelitët dhe palestinezët.” Ai shtoi se Ottawa “do të punojë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të dëmtimeve të konsiderueshme që përbëjnë rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Sipas njoftimit zyrtar, ekspertiza teknike ka zbuluar probleme të theksuara në themelet mbështetëse të urës, erozion të avancuar
Një sipërfaqe e madhe me pisha është djegur pasditen e së premtes në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se zjarrfikësit dhe policia po angazhohen për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. “Në orët e pasdites jemi ballafaquar me disa
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradë celsius. Regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve për shkak kushteve atmosferike ka dhënë efekt në rënien e zjarrit tek transformatori i fuqisë 110/10kv të nënstacionit Ibë, Tiranë. Reagimi i menjëhershëm i