by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur nëntë persona nga kequshqyerja.
Sipas të njëjtës ministri, që nga fillimi i luftës kanë humbur jetën gjithsej 122 persona, përfshirë 83 fëmijë, për shkak të mungesës së ushqimit.
Ditët e fundit mediat e huaja kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për këtë çështje, për shkak se gazetarë dhe punonjës të tjerë janë ankuar për ndjenjën e urisë.
Gazetarët palestinezë të pavarur që punojnë për BBC-në në Gaza raportojnë se janë duke përjetuar uri në nivele ekstreme, ku ka raste që nuk kanë ngrënë për ditë me radhë. Kjo tregon për përmasat e krizës humanitare në rritje në enklavën e rrethuar.
Konkretisht, tre gazetarët palestinezë tregojnë se po luftojnë për të ushqyer familjet e tyre dhe shpesh kalojnë dy ditë ose më shumë pa ngrënë.
“Ndihem vazhdimisht i lodhur dhe i rraskapitur, deri në pikën që më merren mendtë dhe bie në tokë,” thotë një gazetar me përvojë që punon në Gaza City, dhe kujdeset për nënën, motrat dhe pesë fëmijët, të moshës 2 deri në 16 vjeç.
Ndërkohë, një kameraman në jug të Gazës thotë:
“Stomaku më shtrëngohet, më dhemb koka, dhe jam i dobët. Më parë punoja nga ora 07:00 deri në 22:00, por tani mezi arrij të përgatis një histori të vetme. Ndjehem i trullosur.”
Një tjetër koleg tregon për djalin e tij me autizëm, i cili nuk është i vetëdijshëm për situatën:
“Në ditët e fundit, është aq i uritur sa që ka filluar të godasë barkun me dorë për të na treguar se do ushqim,” shpjegon ai.
Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar se mund të lejojë hedhjet ajrore të ndihmave humanitare nga shtete të huaja në Gaza, përfshirë Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, ndihmat e tilla në të kaluarën kanë qenë të pamjaftueshme dhe shpesh të rrezikshme, duke shkaktuar viktima për shkak të përplasjes së arkave ose përpjekjeve për t’i nxjerrë ato nga deti.
Kamboxhia dhe Tajlanda kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime urgjente për armëpushim, pas disa ditësh përleshjesh të ashpra ndërkufitare që kanë shkaktuar viktima dhe evakuime masive, bëri të ditur Presidenti amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se kishte komunikuar me udhëheqësit e të dy vendeve, Kryeministrin kamboxhian Hun
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kjo ishte përpjekja e 54-të për konstituim që nga 15 qershori, kur është mbajtur seanca e parë. Edhe gati një orë pasi përfundoi përpjekja e
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 54-të konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ai ka refuzuar bashkëpunim me Albin Kurtin, sepse në këtë përpjekje politike, sipas tij ka diçka më të shenjtë, më me vlerë se pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi. Sipas tij,
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se janë përpjekur deri në orët e fundit për të krijuar institucionet, fillimisht konstituimin e Kuvendit. Por në hollin e Kuvendit, ai ka thënë se deputetët e ish-opozitës po refuzojnë të kryejnë obligimin kushtetues. ”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të