by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar se të gjitha bizneset që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), si pjesë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), do të mbesin pa rrymë nëse nuk lidhin kontrata me furnizues të licencuar deri më 30 korrik 2025.
Sipas ZRrE-së, ky furnizim është një masë e përkohshme, e cila shërben për të garantuar energji elektrike për konsumatorët që kanë mbetur pa furnizues komercial për çfarëdo arsye. Megjithatë, afati i këtij furnizimi të garantuar nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe për asnjë arsye nuk do të vazhdohet pas datës së lartcekur.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të ashpra nga përfaqësues të sektorit privat.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka deklaruar se shumë biznese janë detyruar të lëvizin me shpejtësi për të lidhur kontrata të reja me furnizues të licencuar, për shkak të afatit shumë të shkurtër që ka përcaktuar ZRrE-ja.
“Ky është një presion i panevojshëm mbi sektorin privat, që po përballet me shumë sfida edhe pa këtë krizë të re,” ka thënë Shahini për Periskopin. Sipas tij, ekziston rreziku real që pas 30 korrikut një numër i madh biznesesh të mbesin pa energji elektrike, çka do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë, duke rrezikuar vendet e punës dhe stabilitetin financiar të kompanive.
Shahini vlerëson se kjo situatë është pasojë direkte e “vendimeve të ngutshme dhe të papërgatitura të ZRrE-së, të përkrahura nga Qeveria e Kosovës”. Ai kërkon që ZRrE urgjentisht ta shtyjë ose ta tërheqë këtë afat, për të parandaluar një tjetër goditje mbi sektorin privat.
Ai ka përmendur edhe faktin se disa biznese kanë fituar raste gjyqësore kundër ZRrE-së, por pavarësisht kësaj, sipas tij, “nuk po respektohen as vendimet e gjykatave nga ana e ZRrE-së.”
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë bizneseve, do të mbështesim të gjitha iniciativat ligjore dhe publike për të mbrojtur të drejtat e tyre, dhe i ftojmë institucionet që të marrin përgjegjësi para se të jetë vonë,” është shprehur ai.
Në të njëjtën linjë kritike është edhe Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i cili vendimin e ZRrE-së e konsideron “të dëmshëm dhe me pasoja për ekonominë”.
Dreshaj thotë se “kërcënimi që po e bën ZRrE ndaj bizneseve në mënyrë të dhunshme, duke i hedhur në tregun e lirë, është një mesazh se ata nuk po e pranojnë realitetin dhe nuk po pajtohen me vështirësitë aktuale”. Ai thekson se “nuk duhet dhe nuk guxon të ekzistojë asnjë organ që i lë qytetarët apo bizneset pa energji elektrike, sepse edhe Kushtetuta edhe ligji i obligojnë institucionet që të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm për të gjithë”.
Gjatë muajve të fundit, një pjesë e bizneseve mbetën pa furnizues të rregullt të energjisë elektrike dhe kaluan përkohësisht nën kujdesin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit – në këtë rast KEK-ut – i cili ofron shërbimin për 60 ditë me qëllim që të mos ketë ndërprerje të menjëhershme të rrymës. Ky afat ligjor tashmë po përfundon, dhe me gjithë paralajmërimet, shumë biznese ende nuk kanë arritur të lidhin kontrata të reja.
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se mungesa e fleksibilitetit të ZRrE-së në këtë proces dhe mungesa e një zgjidhjeje tranzitore reale po krijojnë një situatë alarmante për sektorin privat në Kosovë./KFVA./
Kryeministri kanadez Mark Carney ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara. Në një postim të së premtes në X, Carney deklaroi: “Kanadaja mbështet një zgjidhje me dy shtete që garanton paqen dhe sigurinë për izraelitët dhe palestinezët.” Ai shtoi se Ottawa “do të punojë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të dëmtimeve të konsiderueshme që përbëjnë rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Sipas njoftimit zyrtar, ekspertiza teknike ka zbuluar probleme të theksuara në themelet mbështetëse të urës, erozion të avancuar
Një sipërfaqe e madhe me pisha është djegur pasditen e së premtes në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se zjarrfikësit dhe policia po angazhohen për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. “Në orët e pasdites jemi ballafaquar me disa
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradë celsius. Regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve për shkak kushteve atmosferike ka dhënë efekt në rënien e zjarrit tek transformatori i fuqisë 110/10kv të nënstacionit Ibë, Tiranë. Reagimi i menjëhershëm i