Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, tha Guerot në X.

Ai i inkurajoi të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

Reagim pati edhe nga kolegët e tij, Jorn Rohde i Gjermanisë e Jonathan Hargreaves i Mbretërisë së Bashkuar, sikurse edhe shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav.

Të gjithë këta kërkuan që Kuvendi të konstituohet para skadimit të afatit kushtetues, i cili përfundon më 27 korrik. /KFVA/

Related Posts