Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë, sot të jenë të pranishëm, shkruan KFVA.
Derisa deputetët po futen në sallën e Kuvendit, nga pamjet shihet se kanë arritur edhe ambasadorët e huaj, si ai i Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadori francez Oliver Guerrot, dhe ai i Britanisë Jonathan Hargreaves.
Edhe e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati dhe përafqësuesi i BE’së, kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.