by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Situata në Delvinë ka arritur në një nivel kritik për shkak të zjarreve të përhapura që kanë rrezikuar jetën dhe pronat e banorëve.
Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar këtë të premte, më 24 korrik, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz në Bashkinë Delvinë. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut serioz nga flakët që përhapen me shpejtësi në këtë zonë.
Në një njoftim zyrtar, Ministria bën thirrje që të gjithë banorët të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile:”U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.”
Në terren janë përfshirë forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në operacionet e shuarjes së flakëve po ndihmojnë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore në zonën e Delvinës. Dy helikopterë të tjerë janë të angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal, duke mbështetur përpjekjet për kontrollin e zjarreve në disa zona kritike. Më poshtë janë disa foto nga evakuimi i banorëve.
Deri më tani, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur disa banesa dhe duke iu afruar rrezikshëm rrugës nacionale, duke krijuar një situatë të rrezikshme për komunitetin.
Në fshatin Senicë, dëmet janë të mëdha, ku përfshihet edhe shkatërrimi i kishës shekullore të Shën Dhimitrit, një monument kulture i rëndësishëm, si dhe katër banesa të tjera janë djegur plotësisht.
Po ashtu u dogjën dhe qindra pemë frutore në Senicë, kur banorët u përballën me orë tmerri, në një përpjekje për të shpëtuar dhe ato pak gjëra që mundën të nxirrnin nga flakët. Lidhur me këtë ka folur dhe kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, i cili ka kërkuar ndërhyrje të menjëhrshme pasi sipas tij “situata është kritike”.
Në Kalasë, Senicë dhe Tatzat mungon energjia elektrike prej orësh për shkak të dëmtimit të linjave nga flakët.
Në muajin korrik, Shqipëria është përballur me një valë të fortë zjarresh, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta, era dhe faktorët njerëzorë. Vatrat kryesore kanë qenë në jug të vendit, duke përfshirë zonat e Dukatit, Delvinës, Sarandës dhe Korçës. Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pasuri dhe infrastrukturë, duke rrezikuar banesa dhe monumente kulture.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina