by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka dështuar për herën e 52`të, tentimi për të themeluar organet e reja të Kuvendit të Kosovës, si kryetarin dhe nënkryetarët, raporton KFVA.
As në përpjekjen e 52’të, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për afatin 30 ditor, partia që ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta zgjedh kryetarin e Kuvedit dhe nënkryetarët.
Në krejt këtë situatë, dje Gjykata Kushtetuese ka dal me një njoftim në përgjigjen e PDK dhe LDK, ku ka thënë se pas 27 korrikut deri më 8 gusht, Kuvendi nuk guxon të marrë asnjë veprim e asnjë vendim.
Në të njëjtën kohë, në Gjykatën Kushtetuese ka një kërkesë të presidentes Vjosa Osmani e cila ka dërguar disa pyetje sqaruese se çfarë mund të ndodh ose cilat janë pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, siç ka thënë Gjykata Kushtetuese.
Për 52 herë sa janë mbledhur deputetët, çdo 48 orë që nga 15 prilli kur ishte seanca e parë, partia që drejtohet nga Albin Kurti nuk ka arritur t`i bëjë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit e ku VV doli e para me 42% apo 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti dy herë gjatë kësaj kohe çoi letër në adresë të LDK`së, njeherë për takim, e në të dytën për bashkëqeverisje, por kjo ishte refuzuar kategorikisht nga lideri i LDK, Lumir Abdixhiku.
Kurti kishte takuar edhe me liderin e PDK`së, Memli Krasniqi jo për bashkëqeverisje, por për ta kaluar ngrëçin në Kuvendin e Kosovës.
Në krejt këtë kohë, Albin Kurti kishte pasur disa takime me kreun e NISMA, Fatmir Limaj por që deri në këto momente nuk kanë prodhuar asgjë takimet e tyre.
Limaj po insiston për kryetarin e Kuvendit, përderisa Kurti tashmë është betonuar për emrin e Albulena Haxhiut.
BE dhe vendet e QUINTIT disa herë kanë insistuar që institucionet e reja të formohen sa më shpejt, por që kjo thirrje ka rezoltuar pa asnjë sukses.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve nëpër pikat kufitare. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 10:27, pritje më të madhe ka vetëm në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Kosovës. Atje, sipas këtyre të
Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus. Ukraina nuk komentoi menjëherë për pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat e
Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies së ndodhur një ditë më parë në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit. I arrestuari është shtetasi B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë vendore. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim, ndërkohë që mungesa e një tregu sekondar të pasurive dhe