• 2 Dhjetor 2025 00:36

Zhduket nga radari aeroplani rus me rreth 50 pasagjerë

Kor 24, 2025

 

 

Kontrolli rus i trafikut ajror ka njoftuar se ka humbur kontaktin me aeroplanin e pasagjerëve An-24 që transportonte rreth 50 persona, raporton Reuters, duke cituar burime ruse.

Sipas informacioneve, avioni i operuar nga linja ajrore Angara ishte në një fluturim për në qytetin Tynda, në rajonin Amur në lindjen e largët të Rusisë, përgjatë kufirit me Kinën.

Besohet se avioni është zhdukur vetëm disa kilometra larg destinacionit të tij.

Guvernatori i rajonit, Vasilij Orlov, tha se sipas të dhënave paraprake, në aeroplan kishte edhe fëmijë. “Të gjitha forcat dhe burimet e disponueshme janë dërguar për të kërkuar aeroplanin”, shkroi ai në Telegram.