Vdes në oborrin e Spitalit të Prizrenit pacienti 29 vjeçar, Policia nis hetimet

 

 

Një pacient 29-vjeçar ka vdekur sot në orët e mëngjesit në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se vdekja ka ndodhur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të viktimës, derisa ndodhej në oborrin e spitalit.

“Sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe, përkundër përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai ka ndërruar jetë”, deklaroi Bytyqi.

ipas tij, viktima, me inicialet L.K., 29 vjeç nga Prizreni, ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025. Ngjarja tragjike u raportua në orën 08:45 të mëngjesit të sotëm, më 24 korrik 2025.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shtoi Bytyqi.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, i cili për momentin është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…