Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u pyet se nëse do ta votonin Gjykatën Speciale nëse do ta dinte që do të arrestohej, ai u përgjigj duke thënë se vendi ishte në mes dy opsioneve, raporton KFVA.

Ai tha se po të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumë njerëz.

Thaci thotë se u përballë  me një situatë “hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”.

“Kosova ishte perballe dy sfidave: të themelojë këtë giykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t’i imponohej një giykatë e njëjte, por e themeluar nga Köshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por qẽ do të perkrahej edhe nga SHBA dhe BE.
Kosova bëri zgjedhjen e pare që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret”.

“Sikur të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumëkush se pse ju dha kjo mundësi Rusisë e Kinës. Gjithashtu një gjykatë e tille do të ishte në kuadër të Rezolutës 1244, kjo do të shënonte kthim prapa për Kosovën. U përballëm me situate: “Hip se te vrava, zbrit se të vrava”. Pse u gjendem në këtë gjendje, sot unë nuk mund të flas. Por, me asnje çmim nuk do të mund të tolerohej që një vendim i tille te sfidohej nga Parlamenti i Kosovës, e të vulosej nga Keshilli i Sigurimit institucion ndërkombëtar aktualisht i disfavorshëm për Kosovën.
Nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ne kemi kërkuar këmbëngulësisht largimin e UNMIK-ut, në veçanti nga koha e permbylljes së suksesshme te procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë në vitin 2012″, tha ai.

Related Posts