Thaçi me mesazh për Kurtin e Vuçiqin: Në BE s’ka vend për sjellje pickuese

 

 

Ish presidenti, Hashim Thaçi tha BE do të jetë i hapur për Kosovën dhe Serbinë vetëm me veprime evropiane e jo sic i quan ai “pickuese”, raporton KFVA.

“Une besoj, mirënjohja e popullit të Kosovës pēr Perëndimin eshte rrënjosur thelle dhe e perjetshme, mosmirenjohja do te ishte e meta me e madhe morale me pasoja për shtetin.
Bashkimi Evropian do te jete i hapur për palët, vetẽm me sjellje dhe veprime evropiane e jo pickuese ballkanase. Kjo do tē ishte rruga normale. Por, nuk do te çuditesha dhe befasohesha me trendin e zhvillimeve aktuale, që Brukseli për Serbinẽ, ta pērvijoji në mënyrë elegante standardin apo kushtin për njohjen e Kosovës si parakusht per anëtarësimin në Bashkim Evropian”.

Ai deklaron se administrata e re e SHBA e gjeti Serbinë më të përgatitur se Kosovën.

Thaci tutje deklaroi se masat e BE ndaj vendit janë të pajustifikueshme.

“Znj. Kallas i kupton këto gjëra shumë mirë, varet sa do të ketë perkrahje nga shtetet anëtare të BE-së si përcaktuese të orientimit dhe dinamikës së politikave zgjeruese të BE-së.
Duket qartë që edhe ndryshimet presidenciale në SHBA e gjetën Serbinë më të përgatitur sesa Kosovën.
Dikush në Prishtinë do duhej të mendojë racionalisht dhe strategjikisht për këtë.
Janë të pajustifikueshme të ndodhin sanksionet e Brukselit, kjo ka sjelle një ambient te gjithanshëm negativ në raport me Kosovën”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…