Priten temperatura ekstreme ditëve në vazhdim, mbi 40C

 

Mot ekstrem i nxehtë po parashihet ditëve të ardhshme të mbretëroj në vendin tonë. Ditën e premtë kryesisht me diell, temperaturat maksimale shkojnë deri në 38C e 39C, në nivel vendi, derisa lokalisht mund të shënojnë vlera mbi 40C. Përreth zonave malore pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë perëndimore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale mbesin mbi 20C, duke regjistruar natë tropike.

E shtuna, pritet të jetë dita më e nxehtë me maksimale deri në 39C e 40C, madje në disa zona të kalojnë vlera mbi 40C. Pasdite me zhvillime të vransirave përreth zonave malore, mund të priten rrebeshe shiu e bubullimë, që mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit. Rrebeshe shiu mund të vazhdojnë orëve të para të ditës së diel, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 33C e 35C.

Trendi i rënies së temperaturave vazhdon ditëve të para të javës vijuese, në 29C e 26C, me mundësi për rrebeshe shiu ditën e martë. Gjasa për netë tropike shfaqen në këto ditë të nxehta, me minimale që nuk zbresin nën 20C. Mirëpo javën e ardhshme minimalet zbresin në 14C e 15C. Erërat frynë kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 5-12m/s. Nga e hëna ndryshojnë drejtimin në veriore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…