by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë, pas një raporti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) që konstaton se uji i kësaj pishine nuk i plotësoi standardet e sigurisë dhe higjienës.
Siç raporton RTK, vendimi është marrë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët që frekuentojnë këtë hapësirë rekreative.
IKShPK njoftoi mëngjesin e sotëm se, në bazë të analizave laboratorike të ujit të pishinës së Gërmisë, të marra më 19 korrik, parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet.
Ndërkaq, IKShPK thotë mostra janë marrë edhe më 23 korrik, teksa thekson se rezultatet pritet të dalin gjatë të premtes (25 korrik).
“Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKShPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë”.
“Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, ka thënë IKShPK.
Instituti tha se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKShPK-së.
IKShPK tha se këto analiza janë bërë në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe bazuar në kontratën që ka me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, që bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë
I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff viziton Gazën të premten për të inspektuar pikat e shpërndarjes së ushqimit, konfirmon Shtëpia e Bardhë Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të vizitojë Gazën të premten, së bashku me ambasadorin amerikan në
Një garë e ethshme armatimesh mes SHBA-së dhe Kinës po zhvillohet në Paqësor, ndërsa fati i Tajvanit qëndron pezull.Uashingtoni dhe aleatët e tij po përpiqen të qëndrojnë përpara kapaciteteve kineze, duke e tronditur Pekinin ndërsa ai vlerëson nëse mund të nisë një pushtim të suksesshëm të Tajvanit. Në qendër të strategjisë amerikane është
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, duke njoftuar për pritje të gjata në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Sipas njoftimit, qytetarët që po hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po përballen me pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Ndërkohë, për të dalë
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në një zonë të njohur për stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit njofton se rrufeja më e gjatë në botë ndodhi në