Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare në Gjermani!

 

 

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr, Gjermani!

Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU.

Në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina, shkruan KOK, përcjell GazetaBlic Sport.

Në çerekfinale ajo mposhti Viktoria Folgen nga Gjermania.

Laura në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flavia Favorini nga Italia.

Në ndeshjen finale me Narumi Tanioka nga Japonia për medaljen e artë, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi, që përfundoi duke u stolisur me medaljen e argjendtë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…