Kushtetuesja vendosi për masë të përkohshme për Kuvendin, vjen reagimi i parë nga PDK-ja

 

 

Gjykata ka vendosur për masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit, e për këtë thotë Faton Fetahu i PDK’së thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim në bazë të kërkesës së Presidentes Vjosa Osmani.

Fetahu në T7 tha se kërkesa e presidentes ka mbetur pa objekt kërkese, dhe si e tillë nuk mund të trajtohet.

“Po ka mbetur pa objekt kërkese, Ajo kërkesë nuk trajtohet sepse si e tillë nuk ka më objekt sepse masa është vendos”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur parashtrueseve të kërkesës së Memli Krasniqit nga PDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetëve të tjerë në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë.

Objekti i procedurës ishte vendosja e ex-effico të masës së përkohshme, që nënkupton deputetëve iu ndalohet çdo veprim nga 27 korriku deri më 8 gusht.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…