Ish presidenti Thaçi tregon për kohën në burg

 

 

Ish presidenti i Kosovës nga Haga, ka treguar për ditët në burg atje, raporton Periskopi.

Thaçi u shpreh se temat ditore nuk hapin, por që e kalojnë ditën duke shikuar dokumentarë e lexuar libër.

“Nuk është enigmë, fati që po përjetoj tejkalon veten time. Është i pandarë me rrugën e kaluar për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës. Interesant përsëri nga Kosova po nxirren shembuj brengoses. Të jem mirënjohës, Adriatik, që më gjete edhe në këto vrima të thella të pasmureve dhe hekurave të lartë të Hagës.

Si e kalojmë kohën? Komentojmë ndonjë libër apo artikull së lexuari së fundmi. Ndonjë dokumentar apo film që ishtë shfaqur rishtazi.
Megjithëse edhe këtu prirjet dhe shijet e njerëzve janë të ndryshme.

Eshtë interesant askush nuk hap tema të politikës ditore, edhe nëse ndodh rastësisht askush nuk bëhet pjesë – me abstenim mbyllet shpejt. Këtu ke kohë për të menduar dhe diskutuar pär gjithcka që do”, ka thënë ai/KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…