Hashim Thaçi: Ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi të shndërrohet në kauza elektorale

 

 

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli për aktualitetin e vendit, raporton KFVA.

Ai tha se bota në këto tre vite ka ndryshuar.

Thaci tha se ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi, lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale.

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi eshtë e domosdoshme.
Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pavetëdije, dialogu mes Kosovës e Serbise lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli permirësim mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe ne politikën dhe brenda shoqerive të të dy vendeve. Ky proces mund të kete sukses veç kur do të ketë agjende dhe merr kuptim te qartë perëndimor.

Deri para pak vitesh relacionet Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare kishin nje kthjelltësi monumentale”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…