• Fri. Nov 21st, 2025

Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca, 6 të plagosur

Jul 24, 2025

 

 

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit në Gjirokastër, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh. është përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi D. K.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, shoqëruesja dhe infermierja që ndodheshin në autoambulancë, si dhe drejtuesi dhe një pasagjere në automjetin tjetër, raporton KFVA.

Pacienti, shtetasi I. M., ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.