Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës në Lipjan ka nominuar Bashkim Budakovën si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, shkruan KFVA.
Haradinaj th se Budakova është një person me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit.
“Aleanca ka nominuar z. Bashkim Budakova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Bashkimi njihet si njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik. Ai përfaqëson modelin e udhëheqësit të përkushtuar, me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmëri për të ndërtuar një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse…”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtotjmë se zyrtarizimi i kandidaturës së Bashkim Budakovës erdhi dy ditë pasi Ilir Tasholli u tërhoq nga gara për kryetar të Lipjanit.
Postimi i plotë: