A mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive nesër?: Seancës i bashkohen si mysafir edhe ndërkombëtarët

Duke filluar nga ora 11:00 e ditës së nesërme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri për të konstituuar Kuvendin.

Mirëpo siç duke edhe nesër do të jetë një seancë ku nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Por kësaj rradhe do të ketë vetëm një ndryshim. Në seancë pritet që nesër të jenë mysafir edhe ambasadorët e shteteve mike të Kosovës.

Sipas njoftimit nga ambasada Gjermane, ambasadori Jorn Rohde dhe kolegët e tij ndërkombëtarë pas rreth tre muajsh do të përcjellin nga afër seancën “marrë parasysh se nesër është mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit para fundit të afatit Kushtetues”.

Ndërsa, vetë Rohde theksoi urgjencën e formimit të institucioneve të reja. Theksojmë se Kuvendi ka mbetur në pikën ku duhet të votohet kryetari i Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje po insiton në formimin e komisionit të fsheftë ndërsa kjo po kundërshtohet nga opozita.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…