by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar paraardhësin e tij, Barack Obama, për “tradhti”, duke pretenduar se ish-presidenti kishte komplotuar për të sabotuar presidencën e tij në vitin 2016, përmes lidhjeve të supozuara me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
“E provuan të na vidhnin zgjedhjet,” deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar: “Obama është kapur në flagrancë. Është fajtor. Kjo është tradhti, çdo fjalë që mund të mendoni.”
Komentet e tij erdhën ndërsa priste presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, në Zyrën Ovale. Trump i referohej një raporti të publikuar të premten nga Drejtoresha Kombëtare e Inteligjencës, Tulsi Gabbard, e cila akuzon Obamën dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për një “grusht shteti shumëvjeçar ndaj presidentit Trump”. Demokratët i kanë hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta, shkruan A2 CNN.
Zëdhënësi i Obamës, Patrick Rodenbush, reagoi duke thënë se kjo ishte një përpjekje e dobët për të shmangur vëmendjen nga temat reale. “Këto pretendime janë të çuditshme, të pakuptimta dhe thjesht një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga problemet që përballet vendi,” tha ai.
Raporti i Gabbard përmbante email-e të deklasifikuara që sugjeronin se ekipi i Obamës kishte shtypur gjetje që tregonin se Rusia nuk kishte ndikuar drejtpërdrejt në infrastrukturën zgjedhore të SHBA-së. Megjithatë, dokumenti nuk ndryshon përfundimin e gjerë të komunitetit të inteligjencës amerikane se Rusia kishte ndërhyrë për të ndihmuar fitoren e Trumpit në vitin 2016.
Një situatë e paprecedentë po ndodh mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Gjeneral-Lejtnantit të Ushtrisë gjermane Christian Freuding, kontakti i tij me homologët amerikanë në Pentagon është ndërprerë. Këtë fkat Freuding e ka bërë të ditur për revistën amerikane “The Atlantic”. Ai thekson se në të kaluarën ai kishte qenë në gjendje
Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset. Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar
Në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i pandehuri B.B., ka pranuar fajësinë për vjedhje të çokollatave në vlerë 38 euro. “E pranoj fajësinë për veprën penale”, deklaroi i akuzuari B.B. Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku, raporton KFVA. Prokurori
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë mbledhjes së kabinetit se së shpejti do të fillojë të godasë objektiva brenda Venezuelës, një përshkallëzim i ofensivës së administratës së tij kundër trafikantëve të dyshuar të drogës. “Do të fillojmë t’i bëjmë këto sulme edhe në tokë. Ne e dimë se ku jetojnë ata.
