Prokuroria e Pejës me një operacion të madh, arrestime edhe në Prishtinë për krimin e detyrimit

 

 

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar kanë realizuar një operacion ku kanë vënë në pranga tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se tre nga ta dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe një edhe për “armëmbajtje pa leje”.

“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje” që të tretë janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Nikçi ka bërë të ditur se ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit dhe do të ndërmerren veprime të tjera ligjore. /

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…