by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se personi i arrestuar së fundmi në Serbi, nuk figuron në asnjë nga listat zyrtare të veteranëve, dhe nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka vepruar gjatë luftës.
Këtë, Syla e ka konfirmuar për RTK-në.
Duke demantuar lajmin, ai ka theksuar se personi në fjalë nuk ka qenë pjesë e strukturave të njohura të UÇK-së.
“Nuk figuron në asnjë nga listat, por as nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka qenë në luftë”, ka thënë ai.
Mediat serbe dje kanë raportuar për arrestimin e një ish-ushtari të UÇK-së në Serbi. Sipas këtyre mediave, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, L.H., është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë.
Sipas raportimeve, 59-vjeçarit nga Peja i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi, nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, kanë raportuar mediat serbe./RTK
Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve të paqes, takim ky që është mbajtur me ndërmjetësimin e Turqisë. Media shtetërore ruse ka raportuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një raund tjetër shkëmbimesh të burgosurish, shkruan Sky News, transmeton KFVA. “Shkëmbimi do të përfshijë si të burgosur ushtarakë
Duke filluar nga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Banjska”. Sipas njoftimit, seanca mbahet ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në
Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shqipëri. Një vajzë e moshës katëvjeçare, ka vdekur pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga babai i saj. Sipas mediave shqiptare, ngjarje e rëndë ka ndodhur konkretisht në zonën e Qerekës në Krujë, transmeton Klankosova.tv. Policia thotë se automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. dyshohet se
Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kapi 52 mijë euro nga shteti. Bashkëshorti i deputetes së VV-së, Ilir Dalipi ka përfituar përmes një organizatës joqeveritare mori dhjetëra mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e cila udhëhiqet nga Hajrullah Ceku. ‘Defy