by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me shtetasin e Kosovës të arrestuar në Serbi.
Sipas informacioneve që Ministria ka dhënë, Lulzim Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.
Ministria ka thënë tutje se Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmjen e 22 korrikut, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.
“Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Reagimi i plotë:
Njoftim lidhur me arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës z. Lulzim Halili, nga autoritetet e Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar mbrëmjen e 22 korrikut 2025 për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Lulzim Halili.
Sipas informacioneve të pranuara, z. Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.
Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmë, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.
Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe.
Gjithashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për këtë rast misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.
Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.
Për çdo zhvillim të mëtejmë rreth këtij rasti, do të ju mbajmë të informuar me kohë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.
Një ndërprerje masive ka goditur Starlink-un, shërbimin e internetit satelitor të operuar nga SpaceX, duke lënë përdoruesit në mbarë botën pa lidhje. Ndërprerja u konfirmua fillimisht kur Starlink publikoi një njoftim në faqen e tyre kryesore duke deklaruar: “Starlink aktualisht po përjeton një ndërprerje të shërbimit. Përdorues nga Amerika e Veriut, Amerika e
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ikonës së sportit dhe argëtimit amerikan. Ai tha se kishte humbur një mik të shkëlqyer dhe e kujtoi me fjalë të ndjera. Së bashku me një fotografi
Situata humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar rëndë, duke goditur veçanërisht fëmijët. Sipas Kombeve të Bashkuara, një në pesë fëmijë në këtë zonë është i kequshqyer, ndërsa më shumë se 100 persona, shumica fëmijë, kanë vdekur nga uria që nga fillimi i vitit 2025. Philippe Lazzarini, komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së
Ish presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nëse është “paracaktuar qe Kosova të paguante çmim, atëherë le të mbetem unë kurbani”, shkruan KFVA. Kështu tha Thaçi kur u pyet nëse mendon se sakrifica e tij përfshirë edhe burgosjen është cmimi që duhet ta pagauj për atë që Kosova ka arritur deri tash. “Në