by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Lipjan ka marrë vendim që t’i dërgoj përsëri në paraburgim 5 zyrtarët policorë që po dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjecarit, Agon Zejnullahu.
Pas kthimit të çështjes në rivendosje nga Gjykata e Apelit lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 zyrtarëve policorë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu”, teksa po e arrestonin, Gjykata Themelore ka marrë përsëri vendim që t’i caktoj masën e paraburgimit të dyshuarve Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.
“Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, e cila masë do t’iu llogaritet prej datës së ndalimit 07.07.2025 deri me datën 06.08.2025.” – thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës.
Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Benita Berisha.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe pas vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre të deklaruar në seancën dëgjimore, dhe gjitha shkresave të lëndës, konstatoi se në rastin konkret kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve e parashtruar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtine, është e bazuar, për faktin se në rastin konkret ka arsye të mjaftueshme që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit, për çka edhe vendosi si në dispozitiv të këtij aktvendimi.” – thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës. /
Një situatë e paprecedentë po ndodh mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Gjeneral-Lejtnantit të Ushtrisë gjermane Christian Freuding, kontakti i tij me homologët amerikanë në Pentagon është ndërprerë. Këtë fkat Freuding e ka bërë të ditur për revistën amerikane “The Atlantic”. Ai thekson se në të kaluarën ai kishte qenë në gjendje
Në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan po mbahet një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset. Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar
Në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i pandehuri B.B., ka pranuar fajësinë për vjedhje të çokollatave në vlerë 38 euro. “E pranoj fajësinë për veprën penale”, deklaroi i akuzuari B.B. Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku, raporton KFVA. Prokurori
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë mbledhjes së kabinetit se së shpejti do të fillojë të godasë objektiva brenda Venezuelës, një përshkallëzim i ofensivës së administratës së tij kundër trafikantëve të dyshuar të drogës. “Do të fillojmë t’i bëjmë këto sulme edhe në tokë. Ne e dimë se ku jetojnë ata.
