by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku ka folur para mediave për arrestimet e ish ushtarëve të UÇK’së, raporton KFVA.
Ajo u shpreh e shqetësuar duke thënë se Qeveria në largim duhet të jetë më aktive në mënyrë që të kërkohet ndihmë nga mekanizmat ndërkombëtare.
Çitaku tutje u shpreh që ish ushtarët e arrestuar në Serbi nuk janë pa atdhe, dhe se duhet të trajtohen me dinjitet.
“Ka edhe ushtarë të tjerë që mbahen në burgjet e Serbisë. Qeveria në largim duhet të jetë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për t’i përdorur mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre”, deklaroi Çitaku gjatë hyrjes në Kuvend të mërkurën.
Ajo gjithashtu kritikoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke thënë se në vend që të merret me “beteja të vogla të brendshme”, duhet të përqendrohet në trajtimin me dinjitet të ushtarëve të ndaluar.
“Ata njerëz nuk janë pa atdhe, dhe nuk duhet të trajtohen si të tillë”, ka thënë Çitaku.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet