by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Vizita e Donald Trump në Skoci do të kërkojë një operacion sigurie të përmasave të atij që u realizua për mbarëvajtjen e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, që përfshin angazhimin e 6,000 oficerëve të policisë.
Taksapaguesit e Britanisë së Madhe përballen me një faturë mbi 3 milionë paund për operacionin e sigurisë gjatë qëndrimit të Presidentit të SHBA, në vizitën që nis të premten dhe përfundon të martën e ardhshme, e cila përfshin udhëtime në fushat e golfit që Trump zotëron në Aberdeenshire dhe Ayrshire.
“Mail” ka zbuluar se rreth 5,000 oficerë të Police Scotland do të zbresin në terren për “Operacionin Roll 2” – emri i koduar për sigurinë gjatë vizitës – dhe 1,000 të tjerë do të dërgohen nga pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar përmes marrëveshjeve të ndihmës së ndërsjellë.
Sot, një “unazë çeliku” u ngrit në Trump Turnberry – hoteli luksoz dhe fusha e golfit e zotit Trump në Ayrshire – me gardhe perimetrale 3 metra të larta, teksa kanë nisur edhe mbylljet e rrugëve rreth zonës.
Tabela të shumta ku shkruhet “Rruga e mbyllur” janë vendosur, si dhe pika kontrolli për “akses të autorizuar” rreth zonës ku ndodhet hoteli. Helikopterë Chinook janë parë gjithashtu në Aeroportin Prestwick dhe të hënën avionë dhe helikopterë ushtarakë amerikanë u grumbulluan katër ditë përpara mbërritjes së Trump.
Shtëpia e Bardhë sakaq konfirmoi se Trump do të vizitojë fushat e tij të golfit dhe synon të takohet me Kryeministrin Sir Keir Starmer gjatë udhëtimit të tij privat.
Autoriteti i Policisë Skoceze po shpenzon 350,182 paund për marrjen me qira të barrierave dhe gardheve të sigurisë që do të vendosen për vizitën e Trump.
Në një konferencë për media në Glasgow, Zëvendës Shefja e Policisë Emma Bond tha se operacioni do të jetë më i madhi për policinë skoceze që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, në vitin 2022. Sakaq, “Mail” mëson se ai do të jetë “në të njëjtën kategori si operacioni “Unicorn” – emri i koduar për ngjarjet që lidhen me funeralin e monarkes së ndjerë”.
Vizitat e mëparshme të Trump në Skoci kanë shkaktuar protesta në qytetet kryesore të vendit. Në vitin 2018, një parashutist arriti të hyjë në zonën e ndaluar të fluturimit mbi fushën e golfit në Turnberry. Trump ndodhej në shkallët e përparme të hotelit kur parashutisti iu afrua dhe u shoqërua menjëherë brenda nga oficerët e armatosur.
Një nga grupet më të zëshme që ka paralajmëruar protesta kundër vizitës së Presidentit amerikan është koalicioni “Stop Trump”, që shkroi në platformën sociale ‘X’ të hënën: “Në çdo rrugë të Britanisë ne e refuzojmë Trumpin dhe politikën e tij të urrejtjes dhe do ta sfidojmë me protesta kudo!”.
Bond inkurajoi grupet protestuese që të diskutojnë planet e tyre me policinë para vizitës, duke shtuar se “çelësi është që të sigurohet që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë, të gëzojë një vizitë të qetë dhe të sigurt në Skoci dhe të garantojmë që Police Scotland të mund të vazhdojë shërbimet për komunitetet në Skoci gjatë kësaj periudhe.”
Policia sakaq pret që të ketë protesta të mëdha anti-Trump në Ayrshire, Aberdeen, Glasgow dhe Edinburg edhe pse Bond tha se nuk ka asnjë indicie që aktualisht ti krijojë asaj “shqetësim specifik” për dhunë.
“Police Scotland e njeh plotësisht të drejtën e njerëzve për protestë paqësore… Ne duam të sigurojmë që të balancojmë këto të drejta me ndikimin në komunitete dhe sigurinë publike. Do t’i bëja thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda kufijve të protestës paqësore. Të jem shumë e qartë, megjithatë, se sjellja abuzive, kërcënuese, ose çdo aktivitet që synon të prishë ngjarjet apo që paraqet rrezik për sigurinë publike, nuk është protestë legjitime dhe mund të kërkojë ndërhyrje nga policia”, tha Bond, kur u pyet nëse ka një mesazh për ata që mendojnë të bëjnë protesta përçarëse.
Bond tha më tej se policia nuk ka ende detaje të plota për Operacionin “Roll 2” pasi ende nuk dihen me saktësi lëvizjet që do të bëjë Presidenti Trump.
“Detajet specifike të orarit do të jenë përgjegjësi e Shtëpisë së Bardhë, dhe ne do të përballemi me gjithçka që do të ndodhë. Policia funksionon vazhdimisht në një botë me paqartësi herë pas here”, sqaroi Bond.
Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, Federata e Policisë Skoceze (SPF), që përfaqëson oficerët e zakonshëm, hodhi poshtë garancitë e drejtuesve të lartë se policimi i përditshëm nuk do të ndikohet nga vizita duke e quajtur atë “nonsens absolut” – dhe paralajmëroi se koha e pritjes për përgjigje të policisë mund të dyfishohet.
“Do të ketë ndikim – nëse tani mund të presësh katër orë që një polic të vijë pas një thirrje, gjatë vizitës kjo do të jetë më shumë se tetë orë”, tha Sekretari i përgjithshëm David Kennedy
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës. Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua. Lidhur me ngjarjen, detaje për IndeksOnline ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit. Dëmet
Vendet e BE-së duan ta përshpejtojnë politikën më të ashpër të azilit, si Gjermania. Disa propozime diskutohen në takimin e ministrave të Brendshëm të BE të martën. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU do të duhet të martën (22.07.) të shpjegojë kontrollet kufitare të Gjermanisë në takimin për herë të parë si
Deputeti i zgjedhur që ushtron detyrën e ministrit të bujqësisë, Faton Peci, që po hetohet nga Prokuroria Speciale për rastin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore adreson refuzimin e hapjes nga ai të telefonit personal – besueshmërinë e ulët të autoriteteve të rendit me privacinë e tij, transmeton KFVA. Ai të martën
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim mbi aktvendimin e fundit për pasojat juridike dhe masë të përkohshme, shkruan KFVA. Haziri përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar ”Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! ”. Postimi i