Turqia paralajmëron Izraelin se do të ndërhyjë nëse tentohet ndarja e Sirisë

 

 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje për të ndarë Sirinë.

Gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij nga Salvadori, Alexandra Hill, të mbajtur në Ankara, Fidan deklaroi se Izraeli nuk dëshiron stabilitet përreth vetes dhe po përpiqet ta ndajë Sirinë përmes trazirave të dhunshme në provincën jugore të Suweidas, ku shumicë është komuniteti druzi.

“Si Turqi, nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj një veprimi të tillë”, ka thënë Fidan, duke theksuar se përplasjet mes fraksioneve druze dhe atyre beduine mund të ishin parandaluar vetëm përmes një ndërhyrjeje ushtarake nga qeveria qendrore siriane.

Në korrik, pati përleshje mes fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në Suweida, në jug të Sirisë. Situata u përkeqësua më 16 korrik, kur ushtria izraelite kreu sulme pranë pallatit presidencial sirian dhe selive të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Do ta konsiderojmë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare dhe do të ndërhyjmë nëse tentohet ndarja apo destabilizimi”, u shpreh Fidan duke paralajmëruar Izraelin.

Ankara ka luajtur rol kyç në vendosjen e një armëpushimi në Siri, pas sulmeve ajrore izraelite që kishin në shënjestër Damaskun, si dhe rajonet Suweid dhe Daraa, me arsyetimin e mbrojtjes së komunitetit druzi.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…