by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Zv.minstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta.
“Të dashur qytetarë, Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kemi marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Ndalesa vlen nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik”, ka pohuar Durmishi.
Ai thotë se ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim.
Ndryshe, edhe Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftim.
Familja e Agon Zejnullahut që para dy javësh vdiq gjatë arrestimit nga pesë zyrtarë policorë, janë në pritje të vendimit të dytë të Gjykatës Themelore për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve. Pas vendimit të Apelit që ktheu në rivendosje edhe njëherë rastin, përfaqësues të familjes thonë se gjykata e shkallës së parë
Një situatë e pazakontë ndodhi në fund të pjesës së parë të përballjes mes Ballkanit dhe Florianas nga Malta, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Gjatë ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndriçimi u ndërpre për shkak të një problemi me rrymën elektrike. Si pasojë, gjyqtari u detyrua ta
Turqia prezantoi sot raketën e saj të parë balistike hipersonike, Tayfun Block-4, në ditën e parë të panairit ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes IDEF 2025, që po zhvillohet në Stamboll. E zhvilluar nga kompania turke e mbrojtjes Roketsan, Tayfun Block-4 peshon 2,300 kilogramë, ka një gjatësi prej 6.5 metrash dhe ka një rreze
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse bëhet përpjekje për të ndarë Sirinë. Gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij nga Salvadori, Alexandra Hill, të mbajtur në Ankara, Fidan deklaroi se Izraeli nuk dëshiron