Pasaporta e Kosovës ngritet për 7 pozita, por mbetet më e dobëta në rajon

 

 

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili përdor të dhëna ekskluzive të nxjerra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të renditur pasaportat e botës sipas numrit të destinacioneve që lejojnë qasje pa viza, sapo ka publikuar përditësimin e tij të vitit 2025. Vendet evropiane dominojnë përsëri nivelin më të lartë.

Singapori zë vendin e parë për të dytin vit radhazi, duke ofruar qasje pa viza në 193 destinacione. Japonia dhe Koreja e Jugut vijnë në vendin e dytë me 190 destinacione. Pas kësaj, është një mori vendesh evropiane.

Ndërkaq, Kosova, ndonëse viteve të fundit ka arritur përparim diplomatik me liberalizimin e vizave për zonën Schengen, dhe me marrëveshje për heqje vizash me shtete të caktuara, mbetet larg shteteve të rajonit, por edhe në Evropë. Vendi ynë radhitet në vend të 61-të.

Shqipëria renditet në vend të 43-të, Kroacia në vend të 9, Turkia zë vendin e 46-të, Bosnja dhe Hercegovina në vend të 42-të, Maqedonia e Veriut 38, Mali i Zi 40, Bullgaria 13, Kroacia 9.

Shtatë vende të BE-së – Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia dhe Spanja – tani ndajnë vendin e tretë globalisht, me qasje pa viza në 189 destinacione. Pas tyre vijnë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, të gjitha të renditura të katërtat me akses në 188 destinacione.

Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re plotësojnë pesë vendet e para.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…