Kërcënimet e Vuçiqit, KFOR vendos tabela paralajmëruese në kufi me Serbinë: Kemi vendosur shenja që të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme

 

 

KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, apo siç e quajnë ‘Vijë Kufitare Administrative’.

Në njoftimin për media thuhet se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.

“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së(Vija kufitare administrative). Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në postimin e KFOR-it në Facebook paraqiten pamje nga vendosja e këtyre shenja paralajmëruese. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…