by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-prokurori special i Kosovës, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar skandalin e listave të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së dhe më pas ishte detyruar të largohej nga vendi për shkak të kërcënimeve serioze, ka reaguar sërish fuqishëm në një postim të publikuar së fundmi.
Në reagimin e tij, Blakaj ka ngritur shqetësimin për ndikimin e strukturave të vjetra të UDB-së në institucionet e Kosovës, duke paralajmëruar se kjo përbën rrezik serioz për themelet e shtetit, përcjell KFVA.
“Është bërë normë të flitet për UDB-ashë dhe bashkëpunëtorë të tyre në institucione, por pa asnjë vullnet real për t’i larguar. Për disa prej tyre ka informata të mjaftueshme, por mungon vullneti politik për t’i adresuar”, shkruan Blakaj.
Ai ka kërkuar miratimin e Ligjit për Lustracion, për të pastruar institucionet nga ata që kanë bashkëpunuar me strukturat e sigurimit jugosllav dhe që, sipas tij, edhe sot gëzojnë poste kyçe.
Blakaj ka theksuar se certifikata e sigurisë duhet të jetë kusht për çdo funksion me përgjegjësi shtetërore, përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi vetëm arsimimi apo përvoja nuk janë të mjaftueshme në kushtet aktuale.
Një pjesë e madhe e reagimit të tij i kushtohet procesit të njohjes së veteranëve të UÇK-së, për të cilin Blakaj ka qenë zyrtari kryesor që e ka hetuar vite më parë. Ai ka deklaruar se në këtë proces janë përfshirë persona që kanë qenë të certifikuar si UDB-ashë, madje disa prej tyre e kanë pranuar këtë publikisht, ndërsa sot figurojnë në listat e veteranëve.
“Ky është një dëm i madh për dinjitetin e UÇK-së. Ka emra që kanë torturuar luftëtarë.
Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare në afërsi të 68 dollarëve, për shkak të frikës së investitorëve se konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të pengojë aktivitetin ekonomik dhe kërkesën për energji. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte pasdite ishte më i ulët për 87 cent krahasuar
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kërkesës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, shkruan KFVA. Përmes një postimi në Facebook, Hyseni e ka cilësuar kërkesën si pothuaj urdhëruese dhe ka ngritur shqetësime mbi kohën kur ajo është bërë. “Sot, e marte, në
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se 30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur. “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike
Dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës dje në Gjakovë. Ata ranë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim. Lidhur me rastin tragjik, sot ka reaguar edhe Avokati i Popullit. Në reagimin e këtij institucioni, thuhet se këto ngjarje tragjike janë tregues i qartë i gjendjes