by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i zgjedhur që ushtron detyrën e ministrit të bujqësisë, Faton Peci, që po hetohet nga Prokuroria Speciale për rastin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore adreson refuzimin e hapjes nga ai të telefonit personal – besueshmërinë e ulët të autoriteteve të rendit me privacinë e tij, transmeton KFVA.
Ai të martën pretendoi se nuk ka refuzuar bashkëpunimin me hetuesit dhe ka ofruar t’ua hapë telefonin por vetëm në prezencën e tij me njëlloj mbikqyrje të materialeve të nxjerra nga aty me arsyen e dhënë se s’paska besim se nuk rrjedhin të dhëna personale dhe nuk keqpëroren më pas.
“Telefonin ata e kanë kërku e unë ua kam dhanë. Po ju them sinqerisht se edha ty gjatë intervistës iu kam thanë që unë jam i gatshëm 24 orë që në prezencë temën çka të dush merr edhe shiko, por m’fal në aspektin personal nuk mundesh me e pa”.
Ai tutje shtoi edhe spekulime të tjera dhe relativizim të kredibilitetit të gjyqësorit në linjë me qëndrimet të qeverisë deri tani për çka janë kritikuar rreptë si brenda dhe nga faktori ndërkombëtar.
“Na e dimë si funksionojnë institucionet e drejtësisë, të nesërmen i ki nja dy a tri ekskluzive”.
Ishin zyrtarë të tjerë të lartë nga qeveria që kishin shkëmbyer batuta personale me miq në pozita të larta që janë parë si inkriminuese në publik, siç ishte batuta e Dejona Mihalit me ish shefin e arrestuar të KEK, Nagip Krasniqi.
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës. Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua. Lidhur me ngjarjen, detaje për IndeksOnline ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit. Dëmet
Vendet e BE-së duan ta përshpejtojnë politikën më të ashpër të azilit, si Gjermania. Disa propozime diskutohen në takimin e ministrave të Brendshëm të BE të martën. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU do të duhet të martën (22.07.) të shpjegojë kontrollet kufitare të Gjermanisë në takimin për herë të parë si
Vizita e Donald Trump në Skoci do të kërkojë një operacion sigurie të përmasave të atij që u realizua për mbarëvajtjen e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, që përfshin angazhimin e 6,000 oficerëve të policisë. Taksapaguesit e Britanisë së Madhe përballen me një faturë mbi 3 milionë paund për operacionin e sigurisë gjatë
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim mbi aktvendimin e fundit për pasojat juridike dhe masë të përkohshme, shkruan KFVA. Haziri përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar ”Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! ”. Postimi i