by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj Xheladin Pozhegut dhe Albert Margegajt, të cilët u arrestuan pas vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit në Gjakovë në mungesë të sigurisë në vendin ep unës.
“Sipas kërkesës, më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
“Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, vijon njoftimi.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur edhe avokati i Margegajt, Prek Kolaj.
“Klienti im Albert Margogaj me vendim të gjykatës, duke pasur parasysh rrethanat e rastit, është lënë në masën arrest shtëpiak“, ka thënë Kolaj.
Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 korrik dhe do të zgjasë deri më 20 gusht të këtij viti. /
Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit. Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës. “Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka dhënë një intervistë me shkrim për Klan Kosova ku ka folur pothuajse për secilin zhvillim që ka ndodhur në katër pesë vitet e fundit në Kosovës. Thaçi ka folur edhe për sulmin e Banjskës, duke pyetur se si ishin lënë të iknin Radojiçiqi me shokë
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar se të gjitha bizneset që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), si pjesë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), do të mbesin pa rrymë nëse nuk lidhin kontrata me furnizues të licencuar deri më 30 korrik 2025. Sipas ZRrE-së,
Dy javë pasi u licencua zyrtarisht për tregtim të energjisë elektrike, kompania MDA L.L.C ka lidhur marrëveshje të lidhjes me KOSTT-in dhe KEDS-in duke u bërë zyrtarisht pjesë e tregut energjetik. Kompania është në pronësi të Driton Dalipit, vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. MDA L.L.C. ka njoftuar