Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Albin Kurti për katër vite ishte kryeministër i vendit të cilit ia përqeshi flamurin, nuk ia respektoi himnin e as nuk iu gëzua pavarësisë që u shpall më 17 shkurt 2008 dhe e bëri Kosovën shtet të pavarur. Megjithatë, sot Kurti i përpiu të gjitha këto dhe vlerësoi se vendimi i GjND-së, 15 vite më parë “është akt i vulosjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan KFVA.

Në ditën më historike të vendit – atë të themelimit të shtetit – Albin Kurti bashkë me Vetëvendosjen në vitin 2008 nuk i ishin gëzuar fare.

Për partinë që tani qeverisë me vendin, atë kohë 17 shkurti i 2008 ishte “ditë zie”.

“Kosova shpall pavarësinë e saj – Vetëvendosje nuk feston”, ishte titulli i gazetës “Koha Ditore”, që tregoi në detaje se qysh Vetëvendosje s’iu gëzua festës së madhe.

“Për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, dita e diel ka qenë ditë e zakonshme. Ata nuk kanë festuar, duke thënë se nuk kanë për çka të festojnë. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës nuk janë duke e ditur se çfarë po festojnë”, thuhet në këtë artikull të publikuar më 18 shkurt 2008.

 

Por, paraparakisht, 3 ditë para ditës historike, Kurti në një intervistë në Rubikon me Adriatik Kelmendin “alarmonte” qytetarët se kjo nuk ishte një ditë që qytetarët e Kosovës të festonin.

“Populli i Kosovës është duke e pritur pavarësinë, mirëpo unë mendoj që edhe pak ditë do ta kuptojmë që pavarësi është quajtur diçka që esencialiaht është varësi”, deklaronte ai vetëm tri ditë para shpalljes së saj, deklaronte Kurti më 17 shkurt 2008.

Beteja e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Aktit të 17 shkurtit 2008, do të vazhdonte edhe kur Kosova çdo ditë po merrte njohje ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe të shteteve të fuqishme, si: SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Australi, Kanada e shumë të tjera.

Në arkivin e Vetëvendosjes, në shumicën e dokumenteve e deklaratave që ka nxjerrë në atë kohë janë kundër zhvillimeve rreth pavarësisë dhe shprehnin mosbesim në realitetin e ri.

Për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, shpallja e pavarësisë ishte një zhvillim mbrapa.

 

Kurti: Kosova nuk do të ketë ushtri  

Për dallim nga ish-Presidenti Hashim Thaçi – i cili ishte i vendosur se do ta formojë ushtrinë e Kosovës -, kreu i VV’së, Albin Kurti nuk besonte në diçka të tillë.

“Kosova nuk do të ketë ushtri, nuk jemi shtet normal me pavarësi të plotë, këto nuk do të ndodhin”, thoshte Kurti.

“Unë jam një nga bashkëthemluesit e UÇK, nënshkrues i marrëveshjes në Rambuje, nënshkrues i transformimit të UÇK në TMK dhe jam plotësisht i bindur se ashtu sic ka ndodhur transformimit nga UÇK në TMK, TMK do të jetë ushtria e ardhshme e Kosovës”, pati thënë Thaçi.

 

Kurti nuk e respektoi himnin, flamurin e Kosovës e quante “lara-lara”

Gjatë një fjalimi që dikur mbante para qytetarëve, kryeministri tani në detyrë, Albin Kurti e quante flamurin e Kosovës “lara-lara”.

“Kurrë nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara-lara”, thoshte Kurti me tonin e tij të lartë.

E, gjatë aktivitetit në Mitrovicë, në vitin 2018, Kurti kishte hezituar ta respektonte himnin e Kosovës dhe nuk ishte ngritur fare në këmbë.

 

Related Posts