“Besoj shumë që Limaj do ta pranojë ofertën e Kurtit”

 

 

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka thënë se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do të ketë një situatë të veprimeve të paparashikueshme.

Rashiq ka thënë se për të mos ardhur në këtë situatë beson në pragmatizmin e Fatmir Limajt se do të pranojë ofertën e Kurtit.

“Hyjmë në një zonë të veprimeve të paparashikueshme. Personalisht nuk jam që të hyjmë në atë zonë ku nuk mund të parashihet se çfarë mund të jetë reagimi apo propozimi i Gjykatës Kushtetuese apo ndonjë institucioni tjetër. Unë besoj duke e njohur z.Limaj që do të jenë pragmatik dhe do të pranojnë një ofertë nga bisedat që janë zhvilluar me z.Kurtin. Besoj shumë, mos të thamë që jam i sigurt që z.Limaj do të pranojë këtë ofertë të Kurtit”, ka thënë Rashiq në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, trasnemton KFVA.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Limajt i ka bërë ofertë konkrete për bashkëqeverisje në takimin e së shtunës, ndonëse nuk ka dhënë detaje.Siç është raportuar Kurti i ka ofruar Limajt tri ministri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…