by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës dje në Gjakovë. Ata ranë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.
Lidhur me rastin tragjik, sot ka reaguar edhe Avokati i Popullit.
Në reagimin e këtij institucioni, thuhet se këto ngjarje tragjike janë tregues i qartë i gjendjes alarmante që mbizotëron në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe pasojë e mungesës së zbatimit efektiv të standardeve ligjore të përcaktuara për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të. Këto raste janë tregues se gjendja me respektimin e të drejtave të të punësuarve, në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, vazhdon të jetë e brishtë.
“Avokati i Popullit, në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, në vazhdimësi ka adresuar shqetësimet në lidhje me këtë çështje. Në raportin Ex officio Nr. 252/20211, të publikuar në shkurt 2024, është theksuar se prej vitit 2004 deri më 2021, janë evidentuar 232 vdekje të punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës ose si pasojë e kushteve të punës. Përkundër faktit që ky raport ka përfshirë rekomandime të qarta dhe të zbatueshme, autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për përmirësimin e gjendjes”, thuhet në reagim.
“Avokati i Popullit bashkëndjen me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në këto aksidente. Avokati i Popullit ua tërheq vëmendjen autoriteteve për përgjegjësinë që kanë për veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar në zbatim të detyrimeve lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë. Siç është e domosdoshme që Inspektorati i Punës të përmbush detyrimet ligjore, që përmes kontrollit në terren, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë të ndikoj në parandalim të aksidenteve në punë dhe mbrojtje e siguri”.
“Në anën tjetër autoritetet përgjegjëse kanë detyrim të veprojnë me qëllim të një hetimi të gjithanshëm, profesional dhe transparent për secilin rast të aksidentit në punë dhe duke vendos përgjegjësi institucionale në ushtrim të kontrollit efektiv në zbatim të masave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si përgjegjësisë së shtetit për respektimin e të drejtës për jetë dhe përgjegjësisë që ka shteti për të garantuar sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Avokatit të Popullit.
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës. Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua. Lidhur me ngjarjen, detaje për IndeksOnline ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit. Dëmet
Vendet e BE-së duan ta përshpejtojnë politikën më të ashpër të azilit, si Gjermania. Disa propozime diskutohen në takimin e ministrave të Brendshëm të BE të martën. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU do të duhet të martën (22.07.) të shpjegojë kontrollet kufitare të Gjermanisë në takimin për herë të parë si
Deputeti i zgjedhur që ushtron detyrën e ministrit të bujqësisë, Faton Peci, që po hetohet nga Prokuroria Speciale për rastin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore adreson refuzimin e hapjes nga ai të telefonit personal – besueshmërinë e ulët të autoriteteve të rendit me privacinë e tij, transmeton KFVA. Ai të martën
Vizita e Donald Trump në Skoci do të kërkojë një operacion sigurie të përmasave të atij që u realizua për mbarëvajtjen e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, që përfshin angazhimin e 6,000 oficerëve të policisë. Taksapaguesit e Britanisë së Madhe përballen me një faturë mbi 3 milionë paund për operacionin e sigurisë gjatë