Viktima dhe shkatërrime, Kievi mbulohet nga mijëra dronë rus

 

 

Qielli i Kievit është mbuluar nga dronët rus. Moska nisi një breshëri të re dronësh dhe raketash në Ukrainë në një sulm gjatë natës të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar dëme të shumta në kryeqytetin Kiev.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punonin në vende në katër lagje të kryeqytetit, shkruan A2 CNN. Një stacion metroje në qendër të Kievit, prona tregtare, dyqane, shtëpi dhe një kopsht fëmijësh u dëmtuan, thanë zyrtarët e qytetit.

Në një tjetër natë të tensionuar dhe pa gjumë për banorët e Kievit, pasi shumë prej tyre nxituan të strehoheshin në stacionet nëntokësore. Shpërthime u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore u angazhuan në sprapsjen e sulmit.

Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, raportoi shpërthime të shumta në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, por nuk dha detaje të menjëhershme mbi dëmet.

Saka, edhe Ukraina ka goditur Rusinë. Sulmet e mëdha me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktuan kaos në aeroportet kryesore që i shërbejnë Moskës të hënën, me mijëra pasagjerë që prisnin në radhë ose flinin në dysheme pasi fluturimet u anuluan ose u vonuan, raportuan mediat ruse.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte rrëzuar 117 dronë gjatë natës, përfshirë 30 mbi rajonin e Moskës, pasi rrëzoi 172 dronë, përfshirë 30 mbi rajonin e Moskës, një ditë më parë.

Autoriteti i aviacionit civil rus, Rosaviatsiya, vendosi shkurtimisht kufizime në fluturimet gjatë natës në aeroportet kryesore të Moskës – Sheremetyevo, Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovskiy.

Disa mijëra njerëz mbetën të bllokuar në lindjen e largët të Rusisë për shkak të anulimit të fluturimeve në Rusinë Evropiane, ndërsa trena shtesë u vunë në lëvizje për të sjellë pasagjerët përsëri në Moskë nga qyteti verior rus i Shën Petersburgut, thanë mediat ruse.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…