by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë.
Sahiti u emërua më 17.09.2021 në pozitën e kryesuesit të Këshillit Drejtues të UP-së nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Për periudhën që po mbetet deri më 1 tetor, Sahiti ka ftuar Ministrinë e Arsimit që të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj për Këshill Drejtues të UP-së.
“Fillimisht, e nisa si Zëvendëskryesues dhe pastaj tri vite si Kryesues gjë që më bëri më të riun në histori të Universitetit dhe me zgjatjen më të madhe të mandatit. Së bashku me kolegët filluam të lëvizim çështje të rëndësishme, t’i japim shtytje ndryshimeve. Por, për arsye që shpesh nuk i kuptonim, disa gjëra bllokoheshin nga brenda, e herë herë ndiheshim të manipuluar apo të lajthitur” – ka shkruar Sahiti në Facebook më 21.07.2025.
Gjatë kohës sa ai udhëhoqi Këshillin Drejtues të UP-së u miratua Statuti i ri i UP-së. Këtu ka lavdëruar menaxhimin e UP-së nga ish-rektori Qerim Qerimi.
“Sot kemi një Statut modern, rregullore të reja me parime etike për trupat udhëheqëse, mekanizma efikasë për menaxhimin e buxhetit dhe administratës, si dhe rritje substanciale të mbështetjes financiare për studentë, profesorë, institute, konferenca dhe projekte kërkimore.” – ka shtuar Sahiti.
Në mesin e sukseseve të arritura nga UP Sahiti ka përmendur se kanë ndarë për herë të parë bursa për studentët e studimeve master dhe të doktoratës.
Sipas tij, është krijuar një klimë e re pune në objektin e Rektoratit – një vend që, siç shprehet ai, dikur shihej si godinë gjuetie shtrigash, e sot funksionon me profesionalizëm dhe integritet.
“Sot, po e lë UP-në faqebardhë – me integritet, ashtu siç e kam nisur. Kam shumë për të falenderuar, por më duhet ta falenderoj për mundësinë e dhënë Ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci, për të cilën para se të emërohesha nuk njiheshim fare, por që qëllimi i saj i mirë, i pastër ndaj Universitetit e bëri të mundur emërimin tim, më la të pavarur komplet gjatë rrugëtimit dhe po, sot së bashku kemi arritur që të kemi pasqyrë tjetër të Universitetit.” – tha Sahiti.
“Lamtumirë UP, vendi ku u formova, ku dhashë dhe mora, dhe që gjithmonë do ta kujtoj me krenari e mirënjohje.Me integritetin me të cilin hyra, po largohem – duke shpresuar që hapat që kemi hedhur së bashku të shërbejnë si themel për një të ardhme edhe më të ndritur.” – ka përfunduar Sahiti.
Këshilli Drejtues i UP-së është organi kryesor qeverisës i Universitetit, i cili përbëhet nga nëntë anëtarë me të drejtë vote
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. “Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë
FBI-ja e drejtuar nga James Comey dështoi të hetonte siç duhet email-et e Hillary-t, ndërsa ndiqte gënjeshtrat e dosjes Steele dhe “mashtrimin” për Rusinë Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, Chuck Grassley, deklaroi. “Nën drejtimin e James Comey-t, FBI-ja dështoi të kryente punën themelore hetimore dhe la prova kyçe të paprekura, si
Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë,
Një aksident tronditës ka ndodhur në qytetin e Manchester-it, ku një autobus me dy kate është përplasur me një urë, duke bërë që çatia e mjetit të fluturojë në ajër. Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur 15 pasagjerë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Autobusi linjës 100 ishte