by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Senatori amerikan Lindsey Graham i dërgoi një mesazh të ashpër Presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë me Fox News, duke e paralajmëruar atë të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Putin, radha jote po vjen. Donald Trump është Scottie Scheffler i politikës dhe diplomacisë së jashtme amerikane, dhe ai është gati të të japë një mësim”, tha Graham, duke bërë një paralele me kampionin amerikan të golfit, të njohur për dominimin e tij me gjakftohtësi në fushë.
Graham tha se Trump është “lodhur nga kjo lojë” dhe se do të vendosë tarifa kundër vendeve që blejnë naftë ruse – konkretisht Kinës, Indisë dhe Brazilit. Sipas tij, këto tre vende blejnë rreth 80% të naftës ruse me çmime të ulëta, duke “mbajtur kështu gjallë makinën e luftës së Kremlinit”.
“Ne do të vendosim tarifa 100 për qind mbi ta dhe është e qartë se këto tre vende së shpejti do të duhet të zgjedhin midis ‘ndihmës së Putinit’ ose ‘ekonomisë amerikane’. Mendoj se ata do të zgjedhin Amerikën”, u shpreh senatori amerikan.
Më herët këtë muaj, Trump i dha Putinit një afat 50 ditor për të ndalur luftën në Ukrainë, përndryshe, siç njoftoi ai, do të pasojnë sanksione të ashpra që do të prekin edhe aleatët e Rusisë në tregun e energjisë. Në të njëjtën kohë, projektligji i Graham që do të vendoste tarifa prej 500 për qind për naftën ruse është ende duke pritur dritën jeshile në Senatin e SHBA-së.
Projektligji i Graham, i njohur si Akti i Sanksionimit të Rusisë, ka tërhequr kritika për ndikimin e tij të mundshëm në tregun global. “Një tarifë prej 500 përqind është në thelb një ndërprerje e plotë e tregtisë”, tha Kevin Book , një analist i energjisë në Clear View Energy Partners.
Ligji i Graham, i quajtur Akti i Sanksionimit të Rusisë, është aktualisht në proces dhe u mbështet nga deri në 82 senatorë. Ligji pritet të pësojë ndryshime në konsultim me administratën Trump, por është e qartë se SHBA-të po përgatisin një kuadër të ri politikash më agresive.
Siç përfundoi Graham: “Këto vende nuk do të jenë më në gjendje të ulen në dy karrige. Ato do të duhet të zgjedhin: të mbështesin Ukrainën ose të financojnë luftën e Putinit.”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar vendimin e GjND-së për pavarësinë e Kosovës. Kurti ka thënë se është akt i vulosjes së pavarësisë së Kosovës. Postimi: Sot bëhen 15 vite nga shpallja e Mendimit Këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Mendimi Këshilldhënës i GjND-së i dha
‘Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon gjykimi në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Dëshmitari Rade Nedelkoviq, që punonte në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, ka dhënë detaje nga ky rast. “Ata kanë hyrë te dera e dytë, jo te dera kryesore. Unë kam qenë
Ish-prokurori special i Kosovës, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar skandalin e listave të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së dhe më pas ishte detyruar të largohej nga vendi për shkak të kërcënimeve serioze, ka reaguar sërish fuqishëm në një postim të publikuar së fundmi. Në reagimin e tij, Blakaj ka ngritur shqetësimin për
Në Pallatin e Drejtësisë po vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”. Aty dëshmoi zyrtari policor, Halim Behramaj. Ai ka treguar çfarë ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, kur rreth orës 02:00, përmes radiolidhjes nga njësia e kufirit, policët kishin pranuar informatë se në fshatin Banjskë janë vendosur barrikada. “Në atë moment