MPJD me apel për mërgimtarët: Mos udhëtoni me dokumente pa afat

 

 

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës ka kërkuar nga mërgimtarët që të mos udhëtojnë me dokumente që kanë afat të skaduar.

Njoftimi:

Njoftim zyrtar për bashkatdhetarët lidhur me udhëtimin me dokumente të skaduara

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente me afat të skaduar, përmes transportit rrugor.

ME RËNDËSI: Disa shtete gjatë tranzitit kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi, pa përjashtim. Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…