by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë në vlerë 1.2 milion euro për ndërtimin e objektit për Policinë Ushtarake, shkruan KFVA.
Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi sqarohet se objekti do të ndërtohet tek kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa ndërtimi parashihet të përfundojë vitin tjetër.
“Afatet kohore për fillimin dhe / ose përfundimin e kontratës: në ditë 350 ose per gjate dy viteve 2025 dhe 2026”, specifikohet në dosje.
Ndërtimin e këtij objekti, Ministria e ka arsyetuar me qëllimin të ngritjes së operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK’së.
“Si nevojë për shërbime më cilësore në përgaditje profesionale dhe edukim për pjesëtarët e FSK-së në Prishtinë dhe më gjërë për nevojat e FSK-së, parashihet ndërtimi i objektit të PU-së, si strukturë e re në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë”, specifikohet në dosje.
Aty janë specifikuar në detaje karakteristikat e objektit.
Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat 11 kompani. Oferta më e lirë ishte 1 milion e 287 mijë e 999 euro, teksa më e larta 2 milionë e 269 mijë e 801 euro.
Me kontratë është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik që ka ofertuar më së liri “OE SDA Holding L.L.C; DIA CONSULTING SH.P.K; Isuf A.Krasniqi B.I; SELMANS NETËORK SH.P.K”.
Kontrata është nënshkruar më 17 korrik.
Sipas Ligjit, Policia Ushtarake ka për mision ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së personelit, mbrojtën e pronës shtetërore në përdorim apo administrim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./Reporteri.net
Kryeministri kanadez Mark Carney ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara. Në një postim të së premtes në X, Carney deklaroi: “Kanadaja mbështet një zgjidhje me dy shtete që garanton paqen dhe sigurinë për izraelitët dhe palestinezët.” Ai shtoi se Ottawa “do të punojë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të dëmtimeve të konsiderueshme që përbëjnë rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Sipas njoftimit zyrtar, ekspertiza teknike ka zbuluar probleme të theksuara në themelet mbështetëse të urës, erozion të avancuar
Një sipërfaqe e madhe me pisha është djegur pasditen e së premtes në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se zjarrfikësit dhe policia po angazhohen për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. “Në orët e pasdites jemi ballafaquar me disa
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradë celsius. Regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve për shkak kushteve atmosferike ka dhënë efekt në rënien e zjarrit tek transformatori i fuqisë 110/10kv të nënstacionit Ibë, Tiranë. Reagimi i menjëhershëm i