Mbi 40 vite punoi mjeke në QKUK, Dr. Nerxhivane Halimi ka nevojë urgjente për ndihmë

 

 

Doktoresha Nerxhivane Halimi, e cila ka mbi 40 vjet përvojë pune si mjeke dhe specialiste e mjekësisë emergjente, ka nevojë urgjente për ndihmë.

Ajo është diagnostikuar me aneurizma të shumëfishta në aortë, një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën që kërkon ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar dhe thuajse të menjëhershme.

Sipas familjarëve të Dr. Nerxhivane Halimit, ndërhyrja nuk mund të bëhet në Kosovë dhe se trajtimi i saj mund të bëhet në Belgjikë.

“Kostoja minimale për operacionin dhe qëndrimin në spital është mbi 66,000 €, një shumë që familja jonë nuk mund ta përballojë e vetme”.

“Po iu drejtohemi me përulësi familjarëve, miqve dhe çdo zemre të mirë, që të na ndihmojnë t’i japim një mundësi për jetë — ashtu siç ajo ua ka dhënë shumë të tjerëve gjatë jetës së saj”, thanë familja e Dr. Nerxhivane Halimit.

Në bazë të të dhënave nga GoFundMe, del që Dr. Nerxhivane ka nevojë tani edhe për rreth 23 mijë euro që t’i kompletohet shuma e nevojshme për trajtim.

Familja tutje tha se çdo ndihmë, sado e vogël, ka rëndësi shumë të madhe. Kontributin e juaj mund ta jepni duke klikuar KËTU.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…