Kurti për takimin me Limajn: I kam bërë një ofertë – kam shprehur interesim për të bashkëqeverisur me NISMA’n

 

 

Kreu i VV’së, Albin Kurti ka folur për herë të parë për takimin që pati me kryetarin e NISMA’s, Fatmir Limajn, ku konfirmoi se i ka bërë një ofertë partisë së këtij të fundit.

Kurti nuk dha detaje të takimit, megjithatë thotë se shpreson se do ta kenë konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re së bashku me NISMA’n e Limajt.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje, me ç’rast kemi diskutuar për zhvillimet politike në vend. Unë si fitues i zgjedhjeve kam shprehur interesimin për të bashkëqeverisur me NISMA’n. Kam bërë një ofertë tashmë për ta, dhe shpresoj që ta kemi konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re.

Mirepo, kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë mund të flasin me hollësitë e përmbajtjes së saj”, tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…