KMDLNj reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë: Qeveria po e shpërfill sigurinë në punë

 

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve ndërtimtarie në Gjakovë, të cilët humbën jetën pasi ranë nga kati i dytë i një ndërtese në ndërtim.

KMDLNj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kërkon hetime urgjente për rrethanat e aksidentit.

Në reagimin e saj, KMDLNj kritikon qeverinë për mungesë veprimi dhe neglizhencë sistematike ndaj kushteve të rrezikshme të punës, mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe mosfunksionimit të Inspektoratit të Punës. Sipas KMDLNj-së, qeveria po injoron sindikatat dhe nuk po ndërmerr masa për të parandaluar humbjen e jetëve në vendin e punës.

“KMDLNj do të përkrahë çdo protestë të punëtorëve që kërkojnë kushte më të sigurta, sepse e drejta për jetë është e drejtë themelore e njeriut,” thuhet në reagim.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…