Flet vëllai i i Agon Zejnullahut: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera

 

 

Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për t’ua dhënë nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve policorë të dyshuar se e vranë “nga pakujdesia” 27-vjeçarin Agon Zejnullahu pas mesnatës së 7 korrikut në Lipjan.

Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahut, tha në Kosova Live në T7 se shpresojnë që Gjykata Themelore do të marrë sërish vendim për paraburgosjen e policëve.

“Shpresojmë që Gjykata Themelore në Lipjan do të vendosë njëjtë masën siç ka qenë dhe prapë do ta caktojë masën e paraburgimit ndaj atyre që e vranë vëllanë tonë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se ndonjë vendim tjetër do t’i shtynte ata si familjarë që të mendojnë “për opsionet tjera”.

“Përndryshe, çfarëdo vendimi tjetër, përveç neve si familje që na i rihapë plagët e vuajtjes, na shtyn me mendu edhe për opsionet tjera. Andaj u lutemi të gjithëve, sidomos këtyre institucioneve, i lusim, me gjithë qenien po e them, që drejtësia të vijë në vend”, tha ai.

I pyetur se a po aludon për hakmarrje, Alban Zejnullahu tha: “Nuk thashë diçka konkrete, por drejtësia do të vijë në vend”.

Gjykata e Apelit, tha në një komunikatë për shtyp sot se i ka kërkuar Themelores që “t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…